Jeffry Hovenier

Jeff Hovenier: Amerika e do Kosovën të integruar në NATO, por nga qeveritarët duhet edhe respekt e ndershmëri për aleatët

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, tha se vendi i tij e do Kosovën të integruar në strukturat euroatlantike dhe se në këto përpjekjet të saj dëshiron ta ndihmojë. Disa nga gjërat që unë i shoh shumë befasuese nga bisedat e mia me akterë këtu në Kosovë janë sugjerimet e padeklaruara se ka një rrugë përveç dialogut. Është një sugjerim se amerikanët, apo gjermanët apo njerëzit tuaj favoritë, në ndonjë mënyrë veç do të kërcasim gishtat tonë ose do ta përdorin shkopin magjik dhe të bëjnë bisedat e duhura dhe këto probleme do të zgjidhen dhe Kosova do të jetë menjëherë anëtare me të drejta të plota e NATO-s dhe BE-së. Bota nuk funksionin kështu dhe duhet të jem i qartë për këtë. Hovenier tha se Kosova duhet të fitojë edhe njohjen e shteteve anëtare të BE-së dhe NATO-s që vazhdojnë të mos e njohin pavarësinë e Kosovës. Hovenier, duke folur paka figurativisht  e tha troç një mesazh përmes fjalëve të  gjyshit të tij. Gjyshi im njëherë thoshte, nëse dëshironi t’i bashkoheni një klubi, mos urinoni në dyert e shtëpisë së klubit.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …