Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeff Hovenier, është pyetur nga gazetarët për publikime të disa përgjimeve ku është përfshirë shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe Slavko Simiq nga Listës Serbe, ndërsa pjesë e tyre është edhe Milan Radoiçiq. Hovenier në përgjigjen për gazetarët ka thënë: Radoiçiq është në listë të zezë të ShBA-ve. “Nuk mund të flas shumë për këtë, liderët politikë në Parlament kanë komunikim me të gjithë palët. Por Radojiçiq ju e dini se është në listë të zezë të ShBA-ve”, tha ai.
