leoni

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, në Kosovë, Jeff Hovenier, ka uruar ditën e Pavarësisë së Amerikës

Jeffrey Hovenier: Implementimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit është shumë i rëndësishëm për Kosovën e Serbinë

Implementimi i plotë i marrëveshjes së Ohrit është shumë i rëndësishëm  për Kosovën e Serbinë, thotë ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Prishtinë, Jeffrey Hovenier Duke mos dashur që të komentojë më shumë ai  u ka thënë shkurt gazetarëve që t’i referohen deklaratës së mbrëmshëm, kur kjo ambasadë ka reaguar pas zgjedhjeve mbajtjes se zgjedhjeve. Kemi bërë një deklaratë, e cila flet vetë për rëndësinë e implementimit të plotë të marrëveshjes së Ohrit. Në një komunikatë për media, Ambasada amerikane në Prishtinë ka thënë se përkrahin një demokraci të larmishme, gjithëpërfshirëse, multietnike në Kosovë dhe iu vjen keq që jo të gjitha partitë nuk e shfrytëzuan të drejtën e tyre për të marrë pjesë në zgjedhjet e sotme. Nga kjo ambasadë është shprehur mirënjohje për profesionalizmin e Policisë së Kosovës, misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit dhe KFOR-it në sigurimin e një mjedisi të sigurt për zgjedhjet. Ne do të vazhdojmë të angazhohemi me të gjitha palët relevante për hapat e ardhshëm. Ne gjithashtu ritheksojmë rëndësinë dhe përkushtimin tonë për zbatimin e plotë të marrëveshjes së Ohrit”, ishte thënë në komunikatën e Ambasadës amerikane në Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …