Jeffrey Hovenier

Jeffrey Hovenier, ka këshilluar emisarin e BE-së, Peter Sorensen, të mos negociojë zotime të reja mes Kosovës e Serbisë

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka këshilluar emisarin e Bashkimit Europian për dialogun, Peter Sorensen, që të mos negociojë zotime të reja mes Kosovës dhe Serbisë, por të fokusohet në zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese. Këto deklarata, Hovenier i bëri gjatë një diskutimi në “Këshillin Atlantik’”, ku theksoi se Kosova ka bërë një zotim për Asociacionin e komunave me shumicë serbe që nga viti 2013, dhe ai zotim vazhdon të mbetet në fuqi. Ish-ambasadori pohoi se kjo çështje është ripërsëritur edhe në Marrëveshjen Bazike të vitit 2023 dhe në Aneksin e saj të Zbatimit. “Dhe, nëse do t’i jepja një këshillë Peter Sorensenit dhe BE-së rreth dialogut është se mendoj se mënyra më e mirë për të ecur përpara është të mos negociosh zotime të reja tani, sepse ajo që u arrit në vitin 2023 është një paketë mjaft mbresëlënëse. Thjesht mungon zbatimi”, nënvizoi Hovenier.

Kontrolloni gjithashtu

Thomas Theiner: Po qe se sulmohet Kosova, sulmi nga ajri i NATO-s mbi Serbinë do të ndërmerrej brenda disa orësh

Tërheqje e Amerikës nga Kosova, mund të rrisë paqëndrueshmërinë në rajon dhe të krijojë një vakum sigurie në Evropë

Tërheqje e Amerikës nga Kosova, mund të rrisë paqëndrueshmërinë në rajon dhe të krijojë një …