Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka njoftuar për takimin e tij me kryeministrin Albin Kurti, së bashku me zyrtaren e lartë të USAID-it, Samantha Power. Takimin me zonjën Power në zyrën e kryeministrit Kurti, ambasadori Hovenier e ka vlerësuar shumë të frytshëm. Ai deklaroi se në këtë takim folëm edhe njëherë lidhur me nevojën e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si mënyrë për t’i përmbushur të gjitha obligimet që parasheh marrëveshja. Unë dhe zonja Power përsëritëm rëndësinë e implementimit të plotë të marrëveshjeve të dialogut, duke përfshirë themelimin e Asociacionit, nënvizoi, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …