Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se kurrë nuk duhet harruar dhe mohuar çfarë ka ndodhur në Reçak. Ai ka shkruar se gjithashtu askush nuk duhet të mohojë e as harrojë pse Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët dolën në mbrojtje të Kosovës. Unë e mbaj mend mirë ditën kur ka ndodhur Masakra e Reçakut. “Sipas fjalëve të Dr. Martin Luther Kingut: “Padrejtësia kudo është një kërcënim për drejtësinë”. Andaj askush të mos harrojë apo të mohojë atë që ndodhi në Reçak, apo pse Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë dolën në mbrojtje të popullit të Kosovës, ka shkruar, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, në 25-vjetorin e Masakrës së Reçakut.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …