Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier ka thënë se Marrëveshja e arritur në Ohër tashmë është treguar se ka filluar të zbatohet. Para së gjithash, unë do të thosha se një pjesë e marrëveshjes po zbatohet. Natyrisht është një proces për të zbatuar të gjithë marrëveshjen. Shtetet e Bashkuara besojnë fuqishëm se marrëveshja duhet të zbatohet urgjentisht dhe ne gjithashtu kemi dëgjuar të njëjtën gjë të thotë edhe kryeministri i Kosovës. Hapi i radhës është takimi i 4 prillit për të cilin shpresoj të jetë një takim i suksesshëm. Dialogu i Miroslav Lajçakut është një dialog i ri i lehtësuar që po i tërheq kryenegociatorët të bisedojnë pikërisht për ato çështje dhe ne presim një takim të suksesshëm në mënyrë që të ecim përpara zbatimin e marrëveshjes, ka nënvizuar ambasadori amerikan në Kosovës, Xhefri Hovenier. Takimi i katër prillit është caktuar e konfirmuar nga zyrtarë të Bashkimit Evropian, dhe do zhvillohet në nivel kryenegociatorësh.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …