Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Kosovë, Jeffrey Hovenier, pas takimit me kryeministrin Albin Kurti ka thënë se sulmi në kanalin e “Ibër-Lepencit” ka folur për infrastrukturën kritike të Kosovës, teksa e ka quajtur të papranueshëm. Ai ka thënë se Amerika është duke punuar ngushtë me institucionet e vendit për të gjetur personat përgjegjës për këtë sulm të papranueshëm. I pyetur se a mund të mbahet Serbia përgjegjëse për këtë sulm, ai ka thënë se është herët që të dihet saktë se kush ka pasur gisht në sulm. Nuk jemi ende në atë pikë që ta dimë se kush ka pasur gisht në sulm”, ka thënë Hovenieri në një prononcim për medie.
Kontrolloni gjithashtu
Avni Arifi kritikon reagimet ndërkombëtare, të çuditshme dhe pa drejtim kah Serbia
Opinionisti, Avni Arifi ka drejtuar kritika ndaj qëndrimeve të ndërkombëtarëve pas shpërthimit të së premtes …