leoni

Jeffrey Hovenier: Pres që Kurti ta pranojë sot në Bruksel planin tre-pikësh të BE-së për deeskalim të situatës

Jeffrey Hovenier: Pres që Kurti ta pranojë sot në Bruksel planin tre-pikësh të BE-së për deeskalim të situatës

Ambasadori i SHBA-së, Jeffrey Hovenier, tha se pret që kryeministri Albin Kurti ta pranojë sot në Bruksel planin tre-pikësh të BE-së për deeskalim të situatës në veri, pasi sipas tij, kjo është mënyra e duhur për të ndalur tensionet. “Është vështirë të them se çfarë presim, shpresa jonë është që të gjejmë një rrugë për përparim. BE-ja ka qenë e qartë dhe SHBA-ja e ka mbështetur pikëpamjen për planin tre-pikësh për të arritur deeaskalimmin në veri, të shkojmë në zgjedhje të parakohshme me pjesëmarrje të serbëve dhe të vazhdojmë me implementimin e plotë nga të dy palët të marrëveshjeve që janë arritur. Shpresa jonë është që kështu të dalim nga kjo situatë”, tha Hovenier në një intervistë televizive, pas takimit me kryetaren Vjosa Osmani, me të cilën tha se biseduan për një numër problemesh, duke përfshirë situatën e tanishme në veri të Kosovës. Hovenier tha se ekziston një zgjidhje afatshkurtër për deeskalim të situatës, që është plani tre-pikësh i BE-së.

 

Kontrolloni gjithashtu

J. Juratoviq: Shembulli më i mirë për Kosovën e Serbinë është ai i dy Gjermanive, të cilat nuk e njohën njëra-tjetrën, por ishin anëtare të OKB-së

Juratoviq kritikon Kurtin dhe Vuçiqin duke i konsideruar partnerë idealë për ngërçin politik,  Kosovë-Serbi

Raportues i Bundestagut për Ballkanin Perëndimor, Josip Juratoviq, është shprehur zhgënjimin e tij me zhvillimet …