Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se shteti që ai përfaqëson do të vazhdojë të luajë rol kyç në procesin e dialogut Prishtinë-Beograd. Shtetet e Bashkuara besojnë se dialogu është një element shumë i rëndësishëm i asaj që po ndodh në rajon tani. Ne presim që Kosova të angazhohet në mënyrë konstruktive, aktive, dhe kreative në dialog, njëjtë siç presim nga Beogradi që të bëjë të njëjtën gjë,ka thënë Hovenier. Tregues se Uashingtoni e ka dialogun në prioritetet e saj sipas tij është edhe vizita e fund muajit të kaluar e zyrtarëve të lartë amerikanë. Është një shenjë e përkushtimit tonë ndaj dialogut dhe përkushtimit tonë ndaj marrëdhënies dypalëshe. Kosova është mike dhe partnere e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …