Jeffrey M. Hovenier

Jeffrey Hovenier: Procesit të dialogut nuk i duhet organizimi i një konference ndërkombëtare, as ndyshimi i kufijve

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, beson se në këtë fazë procesit të dialogut nuk i duhet organizimi i një konference ndërkombëtare, meqë në tryezë, sipas tij, është një “marrëveshje e mirë”. Nëse lexoni Marrëveshjen Bazë dhe aneksin e zbatimit, ka shumë zotime të mira”, ka thënë Hovenier. I pyetur për mundësinë e diskutimit të çështjeve si shkëmbimi i territoreve ose ndryshimi i mundshëm i kufijve në një konferencë të tillë ndërkombëtare, top-diplomati amerikan thotë se ide të tilla do të funksiononin vetëm nëse do të kishte mbështetje popullore nga të dyja palët për të. Me sa e kuptoj unë, nuk besoj se ka mbështetje nga të dy popujt për një gjë të tillë. Dhe kështu mendoj se është jashtë diskutimit dhe sigurisht për qeverinë time është çështje e mbyllur. Hovenier ndër të tjera ka thënë se ka një urgjencë për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, dhe se në këtë fazë duhet të punohet më shumë në këtë drejtim.

Kontrolloni gjithashtu

Në Ditën Forcës, dyert e kazermave të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë hapur për të gjithë qytetarët e vendit

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, në shënim të  Ditës së Forcës …