Jeffrey Hovenier: ShBA-ja është e përkushtuar që të rinjtë kosovarë të gjejnë punë në vendin e tyre

Jeffrey Hovenier: Amerika është e përkushtuar të krijohen kushte që të rinjtë e Kosovës të gjejnë punë në vendin e tyre

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, pas ceremonisë së hapjes zyrtare të qendrës më të re “Bonevet” në Pejë, ka thënë se ShBA-ja është e përkushtuar që të rinjtë kosovarë të gjejnë punë në vendin e tyre. “Bonevet’ ju ofron të rinjve nga Peja mundësi arsimi në fusha të ndryshme. E kam parë ndikimin direkt të ‘Bonevet’ në jetën e shumë të rinjve. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përkushtuara ta mbështesin Kosovën e kjo përfshinë edhe mbështetjen për të rinjtë që të gjejnë punë pikërisht në Kosovë. Shpresojmë se të rinjtë e talentuar kosovarë të arrijnë që të përdorin shkathtësitë e fituara këtu”, ka thënë Hovenier.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …