Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë sot se Uashingtoni zyrtar mirëpret vendimin e Qeverisë së Kosovës, për të pranuar në parim planin e Bashkimit Evropian për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi. Ai shkruan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të ofrojnë mbështetjen e plotë për dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Marrëveshja e përkohshme do të sjellë përfitime të konsiderueshme si për Kosovën, ashtu edhe për Serbinë”, shkruan ambasadori amerikan, Xhef Hovenier, mes rastin e pranimit ditë më parë të planit franko-gjerman nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, plan të cilin paraprakisht e ka pranuar edhe Serbia.
Kontrolloni gjithashtu
“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci
Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …