Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, foli pas plagosjes së një personi, në Zveçan, ku dyshohet se i përfshirë është edhe një pjesëtar i Policisë së Kosovës. Ai tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të shqetësuara që fillimisht u mohua krimi dhe tani po kërkohet hetim të plotë nga policia për këtë rast. Zyrtarët dhe institucionet e Policisë së Kosovës duhet të kryejnë një hetim të plotë dhe të besueshëm. Ne jemi thellësisht të shqetësuar nga mohimi fillestar që u deklarua për opinion pa kujdesin e duhur. Të gjithë qytetarët duhet të kenë besim në transparencën e zbatimit të ligjit dhe sektorit të drejtësisë. Mbështetja e Amerikës për institucionet e Kosovës lidhur me sundimin e ligjit avancon një vizion të përbashkët të një shteti demokratik dhe multietnik. Ata që janë përgjegjës për veprime kriminale duhet të mbajnë përgjegjësi, ka shkruar Hovenier në një postim të tij.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …