Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në tubimin që u mbajt sot në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë, u është drejtuar me një fjalim të gjithë qytetarëve të Kosovës. Ai ka thënë se të gjithë jemi dëshmitarë se Kosova ka stagnuar, e madje ka bërë hapa mbrapa. Edhe pse ishte lajm i mirë nënshkrimi i MSA-së, Kosova mbetet vendi më i izoluar e qytetarët e vendit mbesin më të izoluarit. Evropa nuk na ia hap dyert me këtë shkallë të krimit e të korrupsionit në institucione. Janë dhjetëra zyrtarë të shtetit të zhytur në krim e korrupsion deri në fund. Është detyrë e jona madhore që ta ndërpresim këtë gjendje, të kthejmë rendin dhe ligjin”, ka thënë mes tjerash, Ramush Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …