Jens Stoltenberg dhe Ursula von der Leyen, kanë diskutuar për bashkëpunimin midis NATO-s dhe Bashkimit Evropian

Jens Stoltenberg dhe Ursula von der Leyen, kanë diskutuar për bashkëpunimin midis NATO-s dhe Bashkimit Evropian

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kanë diskutuar bashkëpunimin midis NATO-s dhe Bashkimit Evropian (BE), si dhe mbështetjen e tyre për Ukrainën, transmeton Anadolu Agency (AA). Liderët u takuan në Bruksel para samitit të NATO-s të planifikuar për më 29 dhe 30 qershor në Madrid të Spanjës. “NATO dhe BE-ja qëndrojnë së bashku me ukrainasit, ndërsa vazhdojnë të mbrohen kundër luftës brutale të Rusisë. Ne do të vazhdojmë të mbështesim partnerin tonë të ngushtë, Ukrainën, për një kohë të gjatë”, shkroi Stoltenberg në twitter pas takimit. Në përgjigje të postimit në twitter, von der Leyen theksoi rëndësinë e bashkëpunimit BE-NATO për të “forcuar mbrojtjen e Evropës nga rritja e ndërveprimit te lëvizshmëria ushtarake”. “Ne qëndrojmë të bashkuar në mbështetjen tonë për Ukrainën”, tha ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, kërkon që të gjithë të korruptuarit pa dallim të futen në burg

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka publikuar një video ku shfaqet votimi i deputetëve të …