Jens Stoltenberg do të largohet nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s në tetor 2024. Ai ishte vendosur të jepte dorëheqjen këtë vit, por me luftën në Ukrainë, aleanca e zgjati mandatin e tij me 12 muaj të tjerë. I pyetur nëse ky vit është vërtet zgjatja e tij e fundit, ish-kryeministri norvegjez tha: “Po, kjo është zgjatja ime e fundit. Është një privilegj të shërbesh si sekretar i përgjithshëm i NATO-s dhe është jashtëzakonisht kuptimplotë, veçanërisht tani, kur ka një luftë të plotë në Evropë. Ne kemi nevojë që Evropa dhe Amerika e Veriut të qëndrojnë së bashku dhe të jesh sekretar i përgjithshëm për të ndihmuar që kjo të ndodhë, ka qenë me të vërtetë një privilegj i madh.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …