Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se ekzistojnë parakushte që në Azi të shpërthejë një konflikt sipas modelit ukrainas, duke akuzuar Kinën për militarizimin dhe afrimin me Rusinë. Ajo që po ndodh sot në Evropë mund të ndodhë nesër në Azi, tha Stoltenberg në Uashington, në një konferencë të përbashkët për shtyp me Sekretarin amerikan të Shtetit, Anthony Blinken. Në Pekin po monitorojnë nga afër zhvillimin e situatës në Ukrainë dhe po nxjerrin mësime që mund të ndikojnë në vendimet e tyre në të ardhmen. Stoltenberg shtoi se aleatët e NATO-s janë të shqetësuar për atë që po ndodh në rajonin e Azisë, gjë që u diskutua në takim në Uashington. Kina po rrit ndjeshëm forcat e saj ushtarake, përfshirë ato bërthamore, pa asnjë transparencë. Ajo përpiqet të kontrollojë Detin e Kinës Jugore, kërcënon Tajvanin, po bën përpjekje të marrë kontrollin e infrastrukturës kritike, duke përfshirë vendet e NATO-s, shtyp popullsinë e saj dhe shkel të drejtat e njeriut, na saktësuar Jens Stoltenberg.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …