leoni

Jens Stoltenberg

Jens Stoltenberg: Ekziston një marrëveshje që thotë se FSK-ja nuk mund të shkojë në veri pa lejen e KFOR-it

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i është kundërpërgjigjur deklaratës së kryeministrit Ramush Haradinaj se nuk ka jug dhe veri dhe se Ushtria e Kosovës ka të drejtën e plotë të ushtrimit të detyrës në të gjithë territorin e vendit. Stoltenberg ka rikujtuar se ekziston një marrëveshje në Bruksel për këtë çështje dhe ajo duhet të respektohet. “Kemi një marrëveshje, marrëveshjen e Brukselit 2013 që thotë se FSK-ja nuk mund të shkojë në veri pa lejen e KFOR-it, dhe ajo marrëveshje është ende valide dhe duhet respektuar”, tha Stoltenberg. Sipas tij, shumë aleatë pajtohen se transformimi i FSK-së në Ushtri nuk është bërë në kohën e duhur. Megjithatë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka thënë NATO do të mbetet në Kosovë me trupat e KFOR-it dhe është e bazuar në mandatin e OKB-së. Sipas tij, prezenca e KFOR-it ka pasur rol të rëndësishëm për stabilitetin në Kosovë dhe në tërë rajonin. Ndryshe, kryeministri i vendit Ramush Haradinaj një ditë më parë ka thënë se Ushtria e Kosovës ka të drejtën e plotë të ushtrimit të detyrës në të gjithë territorin e vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës

Pas dështimit të një pas njëshëm, nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit …