Kryetari i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është pajtuar që të mbështesë anëtarësimin e Suedisë në NATO. Kështu tha më 10 korrik shefi i aleancës ushtarake perëndimore Jens Stoltenberg,, që tha se Erdogan do të dërgojë aplikimin e Stokholmit për anëtarësim në NATO te Parlamenti turk për ratifikim. Kjo sipas Stoltenbergut u arrit pas bisedimeve që zhvilloi në Vilnius të Lituanisë me Erdoganin dhe kryeministrin suedez, Ulf Kristersson. “Kjo është ditë historike”, tha Stoltenberg gjatë një adresimi për media. Për këtë, Stoltenberg ka shkruar edhe në Twitter, ku ka thënë se ky është një hap historik që i bënë të gjithë aleatët e NATO’s më të fortë dhe sigurt
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …