leoni

Stoltenberg

Jens Stoltenberg: Është e nevojshme që Prishtina de Beogradi të përmbahen nga veprimet që mund të çojnë në përshkallëzim të mëtejshëm

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar  se është e nevojshme që Prishtina dhe Beogradi të përmbahen nga veprimet që mund të çojnë në përshkallëzim të mëtejshëm dhe t’i kthehen dialogut nën kujdesin e Bashkimit Evropian. Stoltenbergu theksoi në konferencën për media dje, se trupat e NATO-s në Kosovë së fundmi janë përforcuar me disa qindra ushtarë nga Italia, Bullgaria, Rumania dhe Britania e Madhe. Ka ende tensione, është një situatë e vështirë, po e monitorojmë me shumë kujdes dhe po rrisim prezencën tonë sidomos në veri. Mesazhi kryesor është që të dyja palët, Beogradi dhe Prishtina, të përmbahen nga veprimet që mund të çojnë në përshkallëzim të mëtejmë dhe të përmbahen nga retorika nxitëse”, tha Stoltenberg. Ai tha se Beogradi dhe Prishtina duhet t’i kthehen dialogut nën patronazhin e BE-së.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …