Gjatë takimit me kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spajiq në Bruksel, Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka përmendur Kosovën dhe Bosnjën, si dy pika ku potenciali për tensione akoma ekziston. Ai ka thënë se NATO-ja është e gatshme të kryejë mandatin e saj në Kosovë për të garantuar stabilitet, ashtu sikurse në Bosnje e Hercegovinë. Në fjalën e tij, Stoltenberg ka falënderuar Malin e Zi për kontributin në frenimin e agresionit rus dhe shtoi se Mali i Zi luan rol të rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor, rajon ky me rëndësi strategjike për NATO-n. Stoltenberg gjithashtu falënderoi kryeministrin malazez për mbështetjen e Malit të Zi ndaj Ukrainës në luftën e saj kundër Rusisë.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …