Jens Stoltenberg: Gjatë përleshjes së protestuesve serbë në Zveçan me pjesëtarët e KFOR-it, janë lënduar 93 ushtarë

Jens Stoltenberg: Gjatë përleshjes së protestueseve serbë në Zveçan me pjesëtarët e KFOR-it, janë lënduar 93 ushtarë

Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se gjatë përleshjes së protestuesve serbë në Zveçan me pjesëtarët e KFOR-it, kanë mbetur të lënduar 93 ushtarë. Këtë deklaratë, Stoltenberg e ka bërë në Twitter, ku ka njoftuar se gjatë të mërkurës është takuar me kryetarin serb, Aleksandër Vuçiq. Stoltenberg tha se Kosova dhe Serbia duhet të angazhohen në dialog. “Mirë për t’u takuar presidentin për të diskutuar dhunën e fundit në veri të Kosovës, e cila la 93 trupa të KFOR-it plagosur. NATO ka dislokuar trupa shtesë dhe zbaton mandatin e saj të dhënë sipas OKB-së në mënyrë të paanshme. Prishtina dhe Beogradi duhet të parandalojnë përshkallëzimin dhe të angazhohen në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian“, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …