Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka hedhur poshtë krahasimet midis ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, në vitin 1999 dhe situatës aktuale në Ukrainë. Në një konferencë para gazetarëve ka deklaruar se “Është ide e gabuar se shpërbërja e ish-Jugosllavisë nisi me ndërhyrjen e NATO-s. NATO atje ndërhyri për të ndalur krimet në Kosovë. Në atë kohë Jugosllavia veçse ishte shpërbërë”, tha Stoltenberg kur u pyet nga gazetarët në Bruksel nëse ndërhyrja e Aleancës më 1999, pa rezolutë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara shkaktoi shpërbërjen e Jugosllavisë. Sulmet ajrore të NATO-s mbi caqet ushtarake nisën më 24 mars të vitit 1999 dhe zgjatën për 78 ditë. Kjo ndërhyrje i dha fund luftës në Kosovë. Këto komente Stoltenberg i bëri pas një takimi që shtetet anëtare të NATO-s zhvilluan në Bruksel me zyrtarët rusë, pas tensionimit të situatës në Ukrainë.
Kontrolloni gjithashtu
Qeveria e Kosovës ka nisur procedurat për ndërtimin e Fabrikës së municionit dhe zhvillimin e dronëve
Kryeministri Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë duke folur për Ditën e Forcës së …