Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi se koha po mbaron për të shpëtuar një traktat kyç të raketave bërthamore me Rusinë. Ai premtoi një përgjigje “të matur dhe mbrojtëse” nëse Rusia nuk respekton marrëveshjen deri më 2 gusht. Ai tha se raketat ruse, të cilat pretendon se janë në “shkelje të qartë të traktatit”, janë të afta për shpërthim bërthamor, të lëvizshme, shumë të vështira për t’u zbuluar dhe në gjendje për të arritur qytetet evropiane brenda pak minutash.“Ne duhet të jemi të përgatitur për një botë pa traktatin e INF dhe me më shumë raketa ruse”, deklaroi ai. Ndërkohë që NATO nuk ka plan për të vendosur raketa bërthamore me bazë në Evropë, Stoltenberg tha se aleanca do të përgjigjet në një “mënyrë të matur dhe mbrojtëse” nëse Rusia refuzoi të respektojë marrëveshjen deri më 2 gusht.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …