Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u ka thënë gazetarëve se lufta e Putin ka shkundur paqen dhe ka tmerruar botën”. Ai ka lavdëruar forcat e Kievit dhe është zotuar se do të vazhdojë mbështetja për to, “në mënyrë që të shfrytëzojnë të drejtën për vetëmbrojtje, siç e parasheh Karta e Kombeve të Bashkuara”. Stoltenberg ka falënderuar Gjermaninë për mbështetjen ushtarake dhe atë humanitare për Ukrainën dhe ka thënë se “NATO-ja ka përgjegjësi për të parandaluar këtë luftë nga përshkallëzimi i mëtejmë”, si dhe ka paralajmëruar vendet anëtare të bllokut të sigurisë se “ne nuk mund të marrim si të garantuar paqen dhe sigurinë”.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …