Jens Stoltenberg: NATO dhe BE po punojnë për të ulur tensionet dhe për të gjetur një zgjidhje paqësore

NATO dhe Bashkimi Evropian po punojnë ngushtë për të ulur tensionet dhe për të gjetur një zgjidhje paqësore, ka thënë shefi i aleancës veriatlantike, Jens Stoltenberg, duke folur për situatën në veri të Kosovës. Ai u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë për depërshkallëzim të situatës dhe kthim të menjëhershëm në dialogun e lehtësuar nga Bashkimit Evropian. Sipas tij, ky është çelësi për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë, dhe stabilitetin në rajon. Stoltenberg është deklaruar gjatë një takimi me presidentin e Malit të Zi, Jakov Millatoviq, të mbajtur në selinë e aleancës./kp/

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …