Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka mirëpritur takimin e paralajmëruar mes krerëve të Kosovës dhe Serbisë në Uashington. Stoltenberg ka thënë se nuk dëshiron të spekulojë për përmbajtjen e takimit në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor. Por, theksoi se e përshëndet dialogun. Ai ka theksuar se Aleanca vazhdon të jetë prezente në Kosovë me tre deri në katër mijë pjesëtarë që përkujdesen për siguri për të gjitha kombësitë në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
KQZ-ja sot do të fillojë dërgimin e pakove me fletëvotime për votuesit jashtë Kosovës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të fillojë dërgimin e pakove me fletëvotime për votuesit …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
