Jens Stoltenberg, paralajmëroi se qyteti i shkatërruar ukrainas, Bahmut, mund të bie në duart e rusëve gjatë ditëve në vijim

Jens Stoltenberg, paralajmëroi se qyteti i shkatërruar ukrainas, Bahmut, mund të bie në duart e rusëve gjatë ditëve në vijim

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, paralajmëroi më 8 mars se qyteti i shkatërruar ukrainas, Bahmut, mund të bie në duart e rusëve në ditët në vijim, pasi ky qytet lindor për muaj të tërë po përballet me luftime intensive. “Ajo çfarë po shohim është se Rusia po dërgon më shumë trupa, më shumë forca dhe Rusia po mundohet që mungesën e kualitetit ta zëvendësojë me kuantitet. Ata po pësojnë humbje të mëdha, por në të njëjtën kohë, ne nuk mund ta përjashtojmë mundësinë që Bahmuti eventualisht të bie në ditët në vijim”, tha Stoltenberg në margjinat e takimit të ministrave të Mbrojtjes të Bashkimit Evropian në Stokholm. Kreu i aleancës ushtarake perëndimore, që mbështet Ukrainën, insistoi se “është po ashtu e rëndësishme të theksojmë se kjo jo domosdo do të përbëjë ndonjë pikë kthese në luftë”. “Vetëm vë në pah se ne nuk duhet ta nënvlerësojmë Rusinë. Ne duhet të vazhdojmë t’i ofrojmë mbështetje Ukrainës”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …