Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se pranimi i Ukrainës në aleancën perëndimore ushtarake nuk do të ndodhë teksa lufta po vazhdon. Megjithatë, ai tha se Ukraina mund të anëtarësohet në të ardhmen në aleancë. Gjatë një ngjarjeje të organizuar nga Fondi gjerman Marshall në Bruksel, Stoltenberg tha se “ne të gjithë pajtohemi që Ukraina do të bëhet anëtare e aleancës”. Por, ai shtoi se “nuk është në agjendë anëtarësimi [i Ukrainës] në mes të një lufte”.
Kontrolloni gjithashtu
Takime “sekrete” Kurti-Limaj: Pasiguri për përmbajtjen dhe transparencën
Takimet mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe liderit të NISMA-s Socialdemokrate, Fatmir Limaj, kanë …