Sekretari i Përgjithshëm i NATO –s, Jens Stoltenberg, ka bërë të ditur se së shpejti në Kosovë pritet të vijnë edhe 700 trupa të Aleancës Veri- Atlantike. Ne kemi vendosur që brenda ditëve të dërgojmë 700 trupa të tjera në Kosovë dhe të vendosim forca shtesë në gatishmëri më të lartë. Këto janë hapa të kujdesshëm, garantues të NATO-s. KFOR ka forca dhe aftësitë që i nevojiten për të përmbushur mandatin e OKB-së”, tha Stoltenberg. Vendimi për trupa shtesë ka ardhur pas gjendjes së tensionuar në veri të Kosovës. Të hënën, pati incidente mes trupave të KFOR-it dhe protestuesve serbë. Më 29 maj, trupat e KFOR-it ndërhyn në Zveçan, pasi paralajmëruan protestuesit serbë që të shpërndaheshin, por ata nuk u bindën.
Kontrolloni gjithashtu
Enver Hoxhaj përjashton mundësinë e koalicionit në mes PDK-së dhe Vetëvendosjes pas zgjedhjeve të ardhshme
Nënkryetari i PDK, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se nuk sheh mundësi për një koalicion qeverisës …