Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, vlerëson se zgjidhja e mosmarrëveshjeve mes Kosovës e Serbisë mund të fillojë me takimin që në Shtëpinë e Bardhë do ta mbajnë presidentët e dy vendeve, Hashim Thaçi e Aleksandar Vuçiq. Stoltenberg ka dhënë një përgjigje me shkrim për Zërin e Amerikës lidhur me takimin në Uashington. Ai ka përkujtuar angazhimin e gjatë të NATO-s në Ballkanin Perëndimor, duke filluar nga ndalja e dy luftërave, në Bosnjë-Hercegovinë dhe Kosovë, e deri te misioni aktual i KFOR-it, që po zgjatë mbi dy dekada. Shefi i NATO-s ka shpresë që takimi në Uashington do të jetë hapi i parë drejt marrëveshjes. Mungesa e Bashkimit Evropian në bisedimet në Uashington, nuk është problem për NATO-n.
Kontrolloni gjithashtu
Daut Haradinaj: Kosova do të ndriçojë, mafia energjetike do të përballet me drejtësinë
Daut Haradinaj, anëtar i kryesisë së AAK-së, dhe kandidat për deputet, ka kritikuar menaxhimin aktual …