Marrëveshja e vitit 2013 midis Kosovës dhe NATO-s në bazë të së cilës Forca e Sigurisë e Kosovës nuk duhet të vendoset në veriun e banuar me shumicë serbe të Kosovës pa pëlqimin paraprak të komandantit të KFOR-it është ende e vlefshme dhe e duhur, tha të enjten në Kosovë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Para se t’u drejtohej mediave, Ai takoi në Prishtinë udhëhehqësit politikë të Kosovës, përfshirë kryeministrin Albin Kurti dhe kryetaren, Vjosa Osmani. Ai tha se çështja e vendosjes së FSK-së në veri ka qenë temë e bisedimeve me Kurtin, i cili marrëveshjen për të e sheh si të dëmshme.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …