Jens Stoltenberg

Jens Stoltenberg, u ka bërë thirrje shteteve anëtare të NATO-s që t’i japin Ukrainës municione që i duhen shumë dhe pajisje ushtarake

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u ka bërë thirrje shteteve anëtare të aleancës që t’i japin Kievit municione që i duhen aq shumë dhe pajisje ushtarake, teksa trupat ukrainase po përballen me sulme intensive ruse për më shumë se dy vjet që kur Moska nisi pushtimin e Ukrainës. Duke folur në Bruksel më 14 mars, ku prezantoi raportin vjetor të aleancës për vitin 2023, Stoltenberg tha se përderisa aleatët e NATO-s kanë burime të nevojshme për të ndihmuar Ukrainën, tani është çështje e vendosmërisë politike të 32 anëtarëve të aleancës për të ndalur presidentin rus, Vladimir Putin. “Ndihma e paprecedent nga aleatët e NATO-s ka ndihmuar Ukrainën që të mbijetojë si shtet sovran, por Ukraina ka nevojë për më shumë mbështetje, dhe atyre iu duhet kjo ndihmë tani”, tha Stoltenberg. “Ukrainasve nuk po u mbaron guximi, ata janë duke mbetur pa municione. Së bashku, ne kemi kapacitet për t’i ofruar Ukrainës atë që ka nevojë. Për këtë ne duhet të tregojmë vullnet politik. Të gjithë aleatët duhet të veprojnë shpejt sepse çdo vonesë ka pasoja të vërteta në fushëbetejën në Ukrainë”, tha Stoltenberg. (REL)

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …