leoni

Jep dorëheqje Gent Cakaj nga posti i ministrit në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë

Gent Cakaj ka dhënë dorëheqje nga posti i ministrit në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj ka njoftuar se ka dhënë dorëhqje nga kjo pozitë. Cakaj me anë të një shkrimi në rrjetin social, ka treguar se tashmë dorëheqjen ia ka paraqitur kryeministrit Edi Rama. “Dëshiroj të ju njoftoj që sot, e martë, 29 dhjetor 2020, i kam paraqitur Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, dorëheqjen e parevokueshme dhe me efekt të menjëhershëm si Ministër në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë”, ka njoftuar Cakaj. Po ashtu, lajmin e ka konfirmuar edhe vetë Rama me anë të një shkrimi në Twitter, duke e falënderuar Cakajn për punën e tij. “Dua ta falënderoj me mirënjohje Gentin jo vetëm për dinjitetin në kryerjen e detyrës së derisotme, po edhe për gatishmërinë e plotë për të vijuar përpjekjen e përbashkët, duke u rikthyer në kabinetin e kryeministrit”, ka njoftuar Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria përmbyll gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mbrojtja kërkon hedhjen e disa akuzave

Pas dy vitesh dëgjimesh të më shumë se 210 dëshmitarëve, prokuroria përfundon procesin gjyqësor kundër …