leoni

Jep dorëheqje kryetarja e Bashkisë së Durrësit Valbona Sako, pasi shprehet se duhet të jemi të kënaqur me 50 viktima

Jep dorëheqje kryetarja e Bashkisë së Durrësit Valbona Sako, pasi shprehet se duhet të jemi të kënaqur me 50 viktima

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit ka dhënë dorëheqjen. Në një intervistë ekskluzive të dhënë ditën e djeshme, Valbona Sako është shprehur që duhet të jemi të kënaqur me 50 viktima, për arsye sepse në raste të tjera kanë qenë mbi 1,000 mijë viktima. Sako ka dhënë lajmin për largimin e saj duke u shprehur se ishte tepër e lënduar nga reagimet negative ndaj prononcimit që ajo bëri ditën e djeshme. “E lënduar nga reagimi i madh negativ ndaj një prononcimi që bëra, nën një stres që i kalon fuqitë e mia, jap dorëheqjen nga detyra e Kryetares së Bashkisë Durrës. Falënderoj nga zemra të gjithë ata që më besuan dhe shpresoj në mirëkuptimin e të gjithëve.”, thuhet në reagimin e Sakos.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, kërkon që të gjithë të korruptuarit pa dallim të futen në burg

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka publikuar një video ku shfaqet votimi i deputetëve të …