Sekretari për Marrëdhënie me Publikun i Nismës për Kosovën, Xhevat Bislimi ka dhënë dorëheqje nga ky subjekt politik. Ai ka akuzuar krerët e Nismës dhe AAK-së, për siç ka thënë ai, “antimarrëveshjen tinëzare’ për prishjen e opozitës së bashkuar. “Prandaj, prej dje edhe unë nuk jam më pjesë e subjektit Nisma për Kosovën. Falënderim dhe nderim për të gjithë ata burra e gra dhe për të gjithë ata djem e vajza që u angazhuan me mendje e me zemër kundër marrëveshjeve të Brukselit për Bashkësinë e komunave serbe, kundër marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi dhe kundër qeverisjes që po e rrënon lirinë, demokracinë, pavarësinë, sovranitetin, ekonominë dhe mirëqenien e popullit shqiptar dhe të pakicave në Republikën e Kosovës!”, ka shkruar Xhevat Bislimi në profilin e vet në “Facebook”.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …