Ish-kryetari i Partisë Laburiste së Britanisë së Madhe, Xheremi Korbin, në një intervistë u përballë me analistin, Piers Morgan për disa minuta në lidhje me pikëpamjet e tij për Hamasin dhe vendimin e tij për t’iu bashkuar marshimeve pro-palestineze, në Londër. Dhe gjërat thuhet se u ndezën pasi Morgan dënoi “masakrën barbare të më shumë se 1000 hebrenjve” më 7 tetor dhe vazhdimisht e pyeti Corbyn nëse do ta largonte Hamasin nga pushteti në Gaza. Por siç shkruan Daily Mail, Corbyn iu shmang pyetjes dhe refuzoi të jepte një përgjigje po ose jo. Ai e quajti sulmin e befasishëm të Hamasit ‘të neveritshëm’ dhe ‘të tmerrshëm’, por u duk se u nervozua ndërsa Morgan pyeti: ‘Dhe ju mendoni se Izraeli mund të bëjë paqe me njerëzit që e bënë këtë?’ Intervista më pas merr një kthesë të jashtëzakonshme kur Corbyn pyetet nëse është dakord që Hamasi është një grup terrorist. Corbyn thotë “Unë nuk e miratoj, nuk e mbështes apo nuk e mirëpres Hamasin”, por refuzon 15 herë të thotë drejtpërdrejt se ata janë një grup terrorist, ndërsa Morgan vazhdimisht e shtyn atë për një përgjigje “po” ose “jo”.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …