leoni

Kryetari, Joe Biden në Asamblesë e Përgjithshme të OKB-së, u bëri thirrje vendeve anëtare të qëndrojnë së bashku kundër Rusisë

Jerry Weller: Bideni mund të bënte më tepër për Kosovën, sidomos në anëtarësimin e saj NATO-s, ku duhet të integrohet

Ish-kongresisti republikan, Xheri Weller, ka kritikuar mos angazhimin e kryetarit amerikan, Joe Biden, për Kosovën, duke thënë se ai mund të kishte bërë më shumë për të mbështetur shtetin e ri të Kosovës dhe për ta ndihmuar atë në proceset e integrimit në NATO. Ky proces ka nevojë për mbështetje të mëtejshme dhe më të drejtpërdrejtë, si nga Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe nga qeveria e Kosovës. Ai shprehu shqetësimin se Kosova ka dështuar gjatë katër viteve të fundit të informojë dhe rekrutojë anëtarët e Kongresit amerikan për mbështetje më të fortë ndaj saj. Kosovarët janë të zhgënjyer, pasi  Biden nuk u angazhua më tepër personalisht për Kosovën dhe nuk e mbështeti më fuqishëm atë, duke e mbajtur dialogun si një proces që nuk ka përfunduar dhe që nuk ka sjellë rezultate konkrete për Kosovën. Weller, ka nënvizuar  se Xho Biden mund të kishte forcuar mbështetjen për Kosovën në procesin e dialogut me Serbinë.

Kontrolloni gjithashtu

NATO-ja ka shprehur gatishmëri për të punuar me z. Peter Sorensen kur të fillojë punën si i dërguar i BE-së për dialogun mes Kosovës e Serbisë

NATO-ja ka shprehur gatishmëri për të punuar me z. Peter Sorensen kur të fillojë punën si i dërguar i BE-së për dialogun mes Kosovës e Serbisë

NATO-ja ka shprehur gatishmëri për të punuar ngushtë me Peter Sorensenin kur të nisë zyrtarisht …