Jeta e natës në Wuhan të Kinës iu ka kthyer normalitetit, shtatë muaj pasi autoritetet lokale të këtij qyteti kinez hoqën masat e rrepta mbrojtëse për luftimin e pandemisë së coronavirusit, shkruan Agjencia Reuters. Në Vuhan është mbajtur një festival ku morën pjesë me mijëra njerëz, e kinematë, teatrot dhe palestrat sportive janë hapur dhe tani gjithçka po i kthehet normalitetit. Sipas burimeve zyrtare të Shteti nuk është regjistruar bartja e coronavirusit që nga 10 maji, dhe ato pak raste që zbulohen janë kryesisht njerëz që kanë shkuar për vizitë. E për të mos e harruar këtë përvojë të pandemisë në këtë qytet është hapur një kafiteri e quajtur “Wuhan Stay Strong” që kujton izolimin total 76 ditorë, ku qytetarët nuk lejoheshin të dalin as edhe në dritare. Forca të shumta të policisë dhe ushtrisë, asokohe kishin urdhër që edhe dyert e apartamente t’ua mbyllin nga jashtë me qëllim që askush të mos del jashtë dhe të përhap virusin.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …