Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Jashtëm në detyrë, Behxhet Pacolli ka thënë se koalicioni Nisma Socialdemokrate-Aleanca Kosova e Re, përfundimisht do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës. Ai nëpërmjet një postimi ka falënderuar më shumë se 42 mijë qytetarë të Republikës së Kosovës, të cilët e kanë votuar këtë koalicion. Ndërkohë gjatë ditës së sotme pritet të përfundojë rinumërimi i vendvotimeve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
