Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Jashtëm në detyrë, Behxhet Pacolli duke folur për krimet e kryera nga Serbia në Kosovë, ka thënë se zyrtarët aktual të Serbisë s’duhet të flenë kurrë të qetë për këtë arsye. Përmes një postimi në rrjetin social, ai ka thënë se Kosova do t’i ndjek penalisht të gjithë serbët që kanë kryer krime gjatë luftës, nga niveli më i ultë, deri tek ai më i lartë. Sipas tij, tani është koha për t’i sjellë para drejtësisë kriminelët e luftës. Reagimi i Zyberajt vjen një ditë pasi që ministri i Jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli bëri të ditur se do të dorëzojnë në prokurori 10 mijë prova për krimet e luftës të kryera nga serbët, të cilat nuk janë përdorur deri më tani.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …