leoni

Jeton Halimi: Edi Rama e fali Albin Kurtin që u fut në zgjedhjet e Shqipërisë, por kjo nuk do të lejohet të ndodhë në Maqedoninë e Veriut

Drejtori Ekzekutiv i Institutit për Studime Evropiane dhe Globale, Jeton Halimi, në një intervistë për Euronews Albania, foli në lidhje me situatën në Kosovë dhe marrëdhëniet që kërkon të krijojë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me shqiptarët në rajon. Ai theksoi se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e fali Albin Kurtin që u fut në zgjedhjet e Shqipërisë, por kjo nuk do të lejohet të  ndodhë në Maqedoninë e Veriut. Nëse ai përpiqet edhe njëherë  të marrë  pjesë në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut, do të arrestohet nga autoritetet ligj-zbatuese. Kurti u fut dhe te zgjedhjet e Shqipërisë por, që ishte i pasuksesshëm. Rama në një mënyrë e fali. Në Maqedoni ishte herën e kaluar por mori mesazhin e qartë nga institucionet, që edhe njëherë nëse futet atje, mund të arrestohet nga organet ligj-zbatuese. Mendoj se nuk është koha që Albin Kurti të shkaktojë përçarje, asnjë lëvizje vetëm e vetëm për të qenë një “sulltan’ në vendet ku ka shqiptarë. Këto veprime nuk i bëjnë mirë as Kosovës dhe as shtetit ku janë shqiptarët. E vetmja parti që përfaqëson shqiptarët në Maqedoni është Ali Ahmeti. Nëse nuk do ishte ai shqiptarët nuk do i kishin ato të mira siç i kanë tani në Maqedoni”, tha drejtori Ekzekutiv i Institutit për Studime Evropiane dhe Globale, Jeton Halimi.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …