Këshilltari i kryetarit të Turqisë, Jixhit Bulut ka alarmuar mediat kryesore greke me një postim që është konsideruar si kërcënim i hapur për Greqinë. Nëse struktura perandorake botërore vazhdon të sulmojë kombin e madh turk në çdo fushë, atëherë kombi i madh turk do të kthehet në kufijtë e Betimit Kombëtar që është një deklaratë e vitit 1920, e cila ka gjashtë pika dhe është hartuar nga nacionalistët turq. Ata përcaktojnë kufijtë e Republikës së ardhshme turke, në kufijtë e Perandorisë Osmane gjatë Luftës së Parë Botërore, ku përfshihen “zonat e Kirkutit, Selaniku, Halepi dhe Mosuli. Mediat greke shkruajnë se “nacionalistët turq pranë kryetarit Rexhep Tajip Erdogan kanë aspirata për pushtimin e Selanikut si rrugëdalje nga problemet e tyre të sotme ekonomike” thuhet në artikullin e gazetës greke, “To Vima”.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …