leoni

Jo 60-vjetori i pavarësisë së Hungarisë, por 60 vjetori i kryengritjes popullore kundër Bashkimit Sovjetik

Jo 60-vjetori i pavarësisë së Hungarisë, por 60 vjetori i kryengritjes popullore kundër Bashkimit Sovjetik

Disa medie e portale në Kosovë  kanë publikuar një lajm, ku thuhet se Ambasada e Hungarisë, në Prishtinë, ka organizuar shënimin e 60-vjetorit të Pavarësisë. Hungaria në të kaluarën ka qenë shtet i përbashkët me Austrinë dhe këto dy shtetet kanë përbërë Perandorinë e njohur të Hapsburgëve, të  Austrohungarisë, deri në luftën e Parë Botërore, në vitin 1914. Realisht, 60-vjetori ka të bëjë me kryengritjen e një pjese të popullit hungarez kundër Bashkimit Sovjetik, i cili shteteve komuniste u kishte cunguar pavarësinë. Në vitin 1956 studetët, punëtorët dhe popullata liridashëse e Budapestit kishte organizuar kryengritje kundër qeverisë prosovjetike,  por pas një kohe të shkurtër armata ruse kishte depërtuar me tanke  në kryeqytet dhe  kishte shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Qinda hungarezë ishin vrarë gjatë protestave dhe mijëra të tjerë ishin burgosur dhe kishin ikur nga vendi. Prej vitit 1956 e deri në vitin 1989, Hungaria ka qenë pjesë e bllokut lindor dhe e Traktatit të Varshavës. Pavarësinë e plotë nga Rusia e ka fituar në vitin 1989, me rastin e fillimit të shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …