Jo zyrtarisht bëhet e ditur se nesër pritet të takohen sërish kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa. Burimi i këtij lajmi, nuk ka saktësuar orën e mbajtjes së këtij takimi, por ka theksuar se dy liderët janë dakorduar për një takim gjatë ditë së nesërme. ”Edhe pse nuk e kanë caktuar orën, pritet që nesër gjatë ditës të takohen edhe njëherë Isa Mustafa e Albin Kurti”. Tash për tash ende nuk ka lëvizje të pozicioneve, por partitë, mund të arrijnë marrëveshjen deri të mërkurën në mbrëmje, ose të enjten paradite, para fillimit të seancës konstituive të Kuvendit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …