Jo zyrtarisht bëhet e ditur se Serbia ka marrë vendim që t’u ndalojë qarkullimin në rrugët e saj mallrave evropiane që kanë për destinacion Kosovën. Institucionet tona nuk kanë pranuar zyrtarisht informatë për këtë veprim të palës serbe. Adriatik Stavileci, zëdhënës i Doganës, ka thënë për mediet se nuk ka informatë për këtë veprim, duke shtuar se fluksi nga Serbia ka qenë shumë i ulët. Stavileci ka kujtuar se mallrat nga Evropa për në Kosovë kanë shumë rrugë të tjera për qarkullim, përveç Serbisë. Këshilltari i kryeministrit, Avni Arifi ka thënë se nëse Serbia ka ndërmarrë këtë veprim, atëherë vetëm se do të shtonte tensionet e krijuara së fundi me rritjen e taksës në 100% nga Qeveria Haradinaj për mallrat serbe.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …