Jo zyrtarisht bëhet e ditur se Koalicioni AAK dhe Nisma pritet të kthehen shumë shpejt në Kuvendin e Kosovës, pas një mungese disa mujore. Deputetët pritet të kthehen në Kuvendin e Kosovës, në kohën kur do të mbërrijë për t’u votuar ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi. Edhe përkundër kthimit, qëndrimi i AAK dhe Nismës karshi demarkacionit me Malin e Zi nuk do të ndryshojë. Deputetët e këtij koalicioni pritet të votojnë kundër ratifikimit të demarkacionit në Kuvendin e Kosovës. Në disa medie spekulohet se rikthimi i AAK-së dhe Nismës në Kuvend do të bëhet pasi Kosovën e vizitoi ndihmës-sekretarja amerikane e Shtetit Victoria Nuland, e cila bëri thirrje që Kuvendi të ratifikojë demarkacionin me Malin e Zi, por gjatë vizitës nuk i ka takuar fare përfaqësuesit e opozitës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …