Me rastin e Ditës së Shtetësisë së Republikës së Serbisë, kryetari Aleksandar Vuçiq ka pranuar një mesazh urimi nga kryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden , i cili në letrën e urimit ka deklaruar se pret normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila do të bazohej edhe në njohjen reciproke. “Aspiratat e Serbisë drejt BE-së varen edhe nga progresi i normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, i cili, siç e dini, besoj se duhet të bazohet në njohjen reciproke. Shtetet e Bashkuara janë të gatshme t’ju mbështesin në punën me mirëbesim për të arritur këtë qëllim”, shkruan ndër të tjerash në letrën e urimit të të parit të shtetit amerikan, raporton gazeta “Danas”. Kërkesa erdhi të shtunën, bashkë me urimin për 15 shkurtin – Ditën e Shtetësisë së Republikës së Serbisë. Megjithatë, presidenti serb gjatë ditës së djeshme ka dhënë një intervistë për mediat serbe, ku ndër të tjerash ka deklaruar se asnjëherë nuk do ta njoh shtetin e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …