leoni

Joe Biden: Do të punoj për të siguruar armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës, që do të zgjas të paktën 6 javë

Kryetari amerikan Joe Biden deklaroi se do të punojnë pa ndërprerje për të siguruar armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës që do të zgjasë të paktën 6 javë. Biden, i cili u kritikua ashpër sidomos nga arabët dhe myslimanët amerikanë për mbështetjen e fuqishme ndaj Izraelit, ka bërë një deklaratë me shkrim me rastin e Ramazanit. Duke thënë se ai feston ditët e shenjta të të gjithë myslimanëve, Biden tha se është “i vetëdijshëm për vuajtjet në Gaza”. “Lufta në Gaza solli vuajtje të tmerrshme për popullin palestinez. Më shumë se 30 mijë palestinezë, kryesisht civilë u vranë, përfshirë mijëra fëmijë”, tha ai. Biden tha se mbi 2 milionë palestinezë janë zhvendosur dhe se këta njerëz kanë nevojë urgjente për ushqim, ujë të pastër, ilaçe dhe strehim. Duke kujtuar se Amerika  ka ndërmarrë veprime për ndërtimin e një porti të përkohshëm në bregun e Gazës, Biden shtoi se do të përpiqen t’i dërgojnë Gazës të gjitha llojet e ndihmave nga ajri, toka dhe deti. Ne do të punojmë pa ndërprerje për të siguruar armëpushim të menjëhershëm që do të zgjasë për të paktën 6 javë, si pjesë e marrëveshjes për lirimin e pengjeve”, tha kryetari amerikan, Xho Bajden.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …